Gruaja mëkatare dhe asketi!
Një grua mëkatare vuri bast me miqtë e saj se do arrinte ta shtinte në ngasje asketin që jetonte lart në mal dhe që të gjithë e quanin të Shenjtë.
Vuri një shami në kokë e cila i mbulonte bukurinë dhe u ngjit në mal.Shokët qëndruan në gjysëm të rrugës.Kur u errësua,gruaja trokiti në derën e shpellës.Asketi u trondit kur e pa.Si u gjend kjo grua “rastësisht” në këtë orë këtu? Kjo është punë e jotja satana,mendoi.E pyeti cila ishte dhe ç’farë kërkonte atje.Ajo filloi të qajë.
-Orë të tëra eci nëpër këtë vend të shkretë at.Humba rrugën dhe shokët dhe nuk e kuptova si u gjenda këtu!Për hir të Zotit, mos më lë të më hanë kafshët e egra.
Asketi ishte në dilemë.Ta fuste në shtëpi?Kjo gjë nuk i kishte ndodhur kurrë.Por nëse e linte jashtë do e hanin kafshët e egra krijesën e Perëndisë?Kjo ishte sikur të kryente një krim.Vendosi ta pranonte brenda.Gruaja hyri dhe e hoqi shaminë duke nxjerrë në pa bukurinë e saj.
Asketi shtroi disa gjethe të thata dhe i tha të flinte.Vetë u struk në thellësi të shpellës dhe i gjunjëzuar filloi të lutej.
“Sot kam betejën më të ashpër kundrejt armikut të dukshëm dhe të padukshëm,mendoi.Ose do fitoj ose do humbasë gjithë përpjekjet e mia.”
Sa kalonte nata,zjarri i ngasjes ndizej më tepër.
”Ata që ndotin trupin me veprime mëkarare shkojnë në ferr,tha pothuajse me zë të lartë.Provo nëse e duron torturën e zjarrit.”Ndezi llampën dhe vuri njërin nga gishtat në flakën e llampës.Por ngasja nuk e linte ta ndiej flakën e llampës.Vuri në zjarr edhe gishtin tjetër.Deri sa u gdhi i dogji të pestë gishtat e dorës.Ajo ndiqte fshehtas përpjekjet e shërbëtorit të Perëndisë dhe duke parë që digjte gishtat njërin pas tjetrit,u trondit kaq shumë sa nga frika dha shpirt.
Shokët e saj hynë papritur në shpellë për t’i kapur në gabim dhe të qeshnin me asketin.Por e gjetën duke u lutur.
-Kaloi këtej ndonjë grua mbrëmë?, e pyetën.
-Brenda është,po fle,iu përgjigj asketi.Hynë brenda dhe e gjetën të vdekur.
-At,ka vdekur,thirrën të trembur.
Atëherë ai zbuloi dorën dhe u tregoi gishtat.”E shikoni ç’më bëri bija e djallit? Por porositë e Krishtit urdhërojnë të bëj mirë dhe jo keq.”
U lut përpara trupit të pajetë të saj dhe e ktheu në jetë.

Marrë nga libri “Gjerondiko”
Përkthyer nga A. Marini
Përkthyer nga A. Marini