/ Dëshmi mbi Shenjtorët dhe Etërit / Hiri cudibërës

Hiri cudibërës

Hiri cudibërës

 

Shën Joan Teologu, nxënësi i dashur i Zotit Krisht,kujtohet nga Kisha jonë më 26 Shtator.Festa e sotshme lidhet me daljen (rrjedhjen) e pluhurit cudibërës nga varrit i  Ungjillorit të Shenjtë nëpërmjet veprimit të Shpirtit të Shenjtë.

Disa ditë pas vdekjes  nxënësit e tij bashkë me shumë të krishterë shkuan te varri por për cudi trupi i tij nuk ndodhej atje.Cdo vit në atë datë varri gjendej i mbuluar me një lloj hiri,pluhur, të cilin të krishterët e quajtën “Manë”.Shumë të sëmurë lyheshin me këtë pluhur dhe gjenin menjëherë shërim.Varri i Ungjillorit u bë një vend mrekullish për popullin.Në shenjë nderimi dhe kujtimi të Apostullit dhe Ungjillorit të Shenjtë Joan Teologut, etërit e Shenjtë të Kishës caktuan këtë ditë (26 Shtator) ditë kreshme.

 

Përkthyer nga N. Ikonomi

 

Hiri cudibërës