Historia e djalit të vogël që takoi Krishtin dhe Shën Marinë
Këtë histori e tregojnë prindërit e Mihalit, Ilia dhe Theofano C.nga fshati Dhrosato Kilkis i Greqisë.
Në datë 30-3-2001 e çuam djalin në urgjencë në spitalin Gjenimata në Selanik me dhimbje të forta barku.Mihali ishte 4,5 vjeç.E futën në operacion dhe doli pas 3,5 orësh pasi i hoqën 0,50 m zorrë të kalbur.
Mjekët na thanë se djali përballoi një vështirësi të madhe por nuk e ka kapërcyer akoma rrezikun.
Gjatë gjithë natës e deri në mëngjesin e ditës tjetër temperatura i qëndronte 40.Ditën tjetër e çuan në reaminacio me probleme të rënduara në frymëmarrje.Shpresat për të jetuar ishin vetëm 10%.
Një komshia jonë,pa ditur gjë për djalin,atë natë shikon në ëndërr Shën Rafailin,i cili i thotë:”Andonia do largohem,ti nuk më ke më nevojë tani.Do shkoj te Ilia,ai më ka nevojë tani!”.
Më vonë Andonia morri vesh për djalin.
Disa miqtë tanë nga Igumenica kishin shkuar te Kisha e Shën Rafailit dhe bashkë me priftin e enorisë,të gjunjëzuar kishin bërë paraklisin e Shenjtorit për të shpëtuar djali.
Vëllai ynë,Avraami,atë pasdite kishte shkuar në shtëpinë tonë dhe i vetëm kishte bërë Paraklisin e Shën Gjergjit për shërimin e djalit.
“-Për një moment,na tha,dhoma u ndriçua kaq shumë sa u tremba.Hiri i Shenjtorit!”
Pas gjithë këtyre lutjeve,gjëndja e djalit filloi të përmirësohej vazhdimisht dhe të shtunën e Llazarit hapi sytë.Të hënën e madhe ishte shumë mirë dhe doli nga reaminacioni.Pas 23 ditësh doli nga spitali.
Kur e morri veten mirë,filloi të na tregojë histori të ndryshme:”Unë shkova te Krishti dhe te Shën Maria lart në qiell,na tha. Kishte shumë re.Shkova me kalin e bardhë të Shën Gjergjit.Pashë dhe xhaxhi Fanin (një komshiun tonë që vdiq para 8 muajsh). Pashë edhe Dhespulën,(një vajzë të vogël që vdiq para 3 vjetësh).Kishte shumë njerëz që njihja atje që ishin veshur si ëngjëj dhe të gjithë këndonin…..
Krishti dhe Shën Maria më pyetën nëse kam vëlla ose motër,si quhen dhe më thanë:”Mos ki frikë,do shkosh prap te mami dhe te vëllezërit.”
“-Nuk di si të shkoj atje, thashë.
-Me kalin tim,më tha Shën Gjergji.
-Kam frikë,nuk di të shkoj me kalë.
-Mos ki frikë,unë do e drejtoj kalin.”
Mihali është pranë nesh,i shëndetshëm si më parë.Çdo ditë lavdërojmë Perëndinë dhe të Tërëshenjtën dhe gjithë Shenjtorët që na e falën përsëri pranë.
Përkthyer nga M. Vasili