/ Dëshmi mbi Shenjtorët dhe Etërit / Momentet e rëndësishme të jetës së Luftëtarit Orthodhoks Episkopit te Follorinës Avgustin Kantiontit

Momentet e rëndësishme të jetës së Luftëtarit Orthodhoks Episkopit te Follorinës Avgustin Kantiontit

Episkopit te Follorinës Avgustin Kantiontit

Përmbledhje biografike

1907: Lindi në Lefkes të ishullit Paros, nga prindërit Nikolla dhe Sofia Kantioti.  Babai i tij ishte tregëtar i vogël, ndërsa nëna e tij ishte mësuese.  E pagëzojnë me ermin Andrea.

1915-1925: studion me bursë në gjimnazin e Sirosit.  Mbaron shkollnë me nota të shkëlqyera.

1925: Rregjistrohet në Akademinë Theologjike të Athinës.

1929 (Dhjetor): Merr diplomën e Theologjisë me rezultate të shkëlqyera.

1929-1934: Banon me nënën e tij në ishullin Io në Qikladet, kohë gjatë së cilës studion, por edhe punon si mësues në shkollën e ishullit.

1934 (Dhjetor):  Një ditë me shi, ndërsa kishte dalë për shëtitje, sheh përtokë një zarf të vogël postal.  Ulet dhe e merr.  Habia e tij në këtë moment është tepër e madhe kur sheh që zarfi i drejtohej vetë atij (zarfi i kishte rënë gabimisht nga çanta postierit të moshuar të ishullit).  E hap zarfin dhe lexon letrën.  Mitropoliti i Etolokarnanisë Ierotheu e fton të shkojë në Mesolongj dhe të marrë pozitën e sekretarit të Mitropolisë.  E sheh këtë ftesë si thirrje nga Perëndia dhe bindet përnjëherësh.

1934 (Krishtlindje): Andrea Kantioti është i vetmi pasagjer për në Pirea, me anijen e linjës, dhe kapiteni çuditet.

1934-1941: Ndërmerr pozitën e protosingjelit në Mitropolinë e Etoloakarnanisë.  Bën predikimet e tij të para në Mesolongj.

1935: Vesh rason monahale dhe merr emrin Avgustin.  Herotoniset dhjak nga Mitropoliti i Akarnanisë Ierotheu.

1941: Transferohet në Mitropolinë e Janinës dhe shërben si predikues.

1941 – Krishtlindje: Përpara pushtuesve italianë dhe në meshën e drejtuar nga Mitropoliti i Janinës Spiridhon Vlahu, më vonë Kryepishkop i Athinës dhe gjithë Greqisë, predikon nga amvoni duke ngritur moralin patriotik të popullit besimtar.  Italianët, të bezdisur tepër nga kjo gjë, lëshojnë urdhër arresti menjëherë.  Dhespoti, për t’a mbrojtur, nuk e lejon të mbajë predikime.  Atëherë predikuesi i dedikuar duke parë që prezenca e tij në Janinë është e tepërt, le pas nënën e tij dhe në kohë dimri të egër largohet.  Xhandarët italianë inspektojnë banesën e tij, dhe pasi nuk e gjejnë arrestojnë nënën e tij.

1942: Arrin në Maqedoni.  Në Janica mëson nga një anëtar i policisë të Greqisë për urdhërin e arrestit që kanë lëshuar italianët.  Në Janicë Mitropoliti i Edesës dhe Pelit Pandelimon e herotonis prift.  Në të njëjtin vit transferohet në Selanik dhe që atje caktohet me shërbime të njëpasnjëshme në Kilkiz, në Veria, në Edesa dhe në Follorinë.

Në Follorinë i bën kritikë nga amvoni Mitropolitit të qytetit Vasil, sepse qëndronte në Athinë dhe në Follorinë vinte vetëm për Pashkë dhe Krishtlindje, ndërkohë që propaganda atje valonte.  Mitropoliti njoftohet menjëherë për këtë veprim dhe i dërgon at Avgustinit urdhër largimi me telegram.

Me largimin e tij nga Follorina Perëndia e shpëton predikuesin e dedikuar at Avgustinin nga një e keqe akoma më e madhe.  Gjermanët kishin pushtuar gjithë zonën dhe kishin varur në litar 10 patritotë në fshatin Proti të Follorinës – ishte e sigurt që do të ishte midis të ekzekutuarve.

1943-1945: Transferohet në qytetin e Kozanit.  Episkopi i Kozanit, Ioaqim Apostolidhi ka dalë në mal.  Fshatrat përreth digjen krejt nga pushtuesit gjermanë dhe popullsia dyndet në qytet.  Urria dhe vdekja i pret.  Predikuesi i dedikuar at Avgustini paraqitet atje si një Ëngjëll i dërguar nga Perëndia dhe e shpëton të gjithë qytetin.  Organizon menca me racione ushqimore të cilat arrijnë deri në 8,150 pjata në ditë.  Është vërtet një mrekulli të cilën vetë At Avgustini ia atribuon Shën Nikollës i cili është dhe shënjti padron i Kozanit.  Gjermanët ndërkohë e kanë dënuar disa herë me vdekje dhe e kërkojnë por Perëndia e mbron nga të gjitha rreziqet.

1945-1947:  Transferohet ne Mitropolinë e Grebenesë

1947-1950: Mobilizohet si prift ushtarak dhe predikues, dhe shërben në Divizionin e II-të të Ushtërisë me qendër Kozanin.

1949:  Nga amvoni i Kishës të ushtërisë – Shën Thanasi i Kozanit – në prani të autoriteteve qeveritare, bën thirrje për ndalimin e psalljes së famës Përshumëvjetore të mbretit të Greqisë Pavlit (atëherë Greqia ishte akoma mbretëri) – Pavli në atë kohë ishte shumë i fuqishëm.  Gjatë predikimit të tij e quan mbretin  “të panderuar” dhe jo të “nderuar” siç thonë vargjet e famës që psallet për t’i uruar mbretit “për shumë vjet”.  I bën kritikë të ashpër për arësye se firmosi urdhër qeveritar nëpërmjet të cilit masonia theksohej si një insititucion filantropik dhe duhej përfocuar ky institucion edhe nga ana e Kishave dhe të Manastireve të shënjta.  Zëri guximtar i priftit ushtarak shënonte fillimin e përndjekjeve dhe peripecive të reja për predikuesin e dedikuar të Fjalës së Perëndisë at Avgustinin.  Më së fundi mbreti e kupton gabimin që kishte bërë, tërheq firmën nga urdhëri filomasonik dhe ndalon përndjekjet ndaj at. Avgustinit.

1950-1951: Transferohet në Mitropolinë e Karistisë me qëndër Kimin – në Evia.

1951-1967: Kryepiskopi Spiridhon i Greqisë e cakton predikues të Kryepeshkopatës të Athinës.  Kjo periudhë përshkohet nga një aktivitet tepër i madh shpirtëror dhe përpjekjesh kolosale nga ana e predikuesit të flaktë at Avgustinit, por në të njëjtën kohë është edhe periudhë ndjekjesh dhe peripecirash për të.

1964: Shtrohet në spitalin e “Ungjillëzimit të Hyjlindëses” të Athinës për një operacion.  Pëson infeksion dhe arrin deri në prag të vdekjes.  Kleri, manastiret dhe gjithë besimtarët luten për të.  Doktorët me gjithë përpjekjet e tyre ngrehin duart lart tek Zoti dhe thonë që vetëm një çudi nga Perëndia mund t’a kthejë përsëri predikuesin e flaktë në këtë botë.  Madje parashikojnë edhe kohën e vdekjes së tij dhe gjatë natës kritike “të fundit” dërgojnë një doktor të ri të qëndrojë pranë tij derisa të mbarojë.  Por ndodh çudi nga Perëndia.  Ora e vdekjes të cilën e kishin parashikuar doktorët ishte ora kur temperatura e lartë filloi të bjerë papritur dhe fillon përmirësimi.  Pas 60 ditë mjekimi del nga spitali.  Me lutje në gojë vetë ai çuditet duke thënë:  Pse o Perëndi m’a zgjate këtë jetë? Çfarë vallë ke në plan për mua?

1965: Sinodhi i Shënjtë e ndalon të predikojë në gjithë Greqinë, sepse kritikon tepër ashpër disa prej mitropolitëve të cilët ishin shkaktarë skandalesh të mëdha dhe bën luftë kundër transferimit të mitropolitëve, gjë të cilën Kanonet e Shënjta të Kishës e ndalojnë rreptësisht.  Ngrihet i gjithë populli dhe shtypi i bashkuar dhe me unitet të plotë qëndrojnë përkrah at Avgustinit.  Ierarkia duke parë këtë reagim detyrohet t’a tërheqë menjëherë urdhrin për ndalimin e predikimit ndaj at Avgustinit.

1967 (Maj):  bëhet ajo që nuk pritej – dielli atë ditë lindi për së mbrapshti, lindi nga perëndimi – ashtu siç thoshte dhe vetë ai!  Predikuesi i pakënaqur, i cili ndodhej vazhdimisht në përndjekje për shkak të kritikave që bënte, ngjit shkallët e Ierarkisë duke u zgjedhur Mitropolit i Follorinës.

1967-2000: Shërben për plot 33 vjet në Mitropolinë e skajshme të Follorinës duke bërë sakrifica të mëdha, dhe në vitin 2000 jep dorëheqje.

2010: Mbush 10 vjet nga largimi i një shërbimi tepër energjik dhe hip në vitin e 104-ët të moshës së tij.

 Rregullisht ndjek Meshën dhe shërbesat e tjera të Shënjta të Kishës në Manastirin e Shënjtë të Shën Avgustinit në Follorinë – manastir i cili përbën dhe veprën e tij të fundit si kryeprift – dhe bekon pandërprerë popullin besimtar.

 Përgatiti

+Arhimandrit Lavrent Gracia

(+Αρχιμανδρίτης Λαυρέντιος Γρατσίας)

 Përktheu nga Greqishtja

Aleksandër P. Filip

Prill, 2010

Ia përkushtoj me dashuri të thellë zemre dhe mirënjohje shpirtërore Gjerondit të nderuar, luftëtarit të paeupur dhe shëmbëlltor të Orthodhoksisë, ierarhut të ndriçuar të Kishës së Shënjtë të Krishtit, predikuesit të flaktë dhe të palodhur të fjalës së Zotit, Mitropolitit të Follorinës, Prespës dhe Ordheas at AVGUSTIN KANTIOTIT.

 Paçim të gjithë bekimet dhe uratat e tua Hirësi!

Momentet e rëndësishme të jetës së Luftëtarit Orthodhoks   Episkopit te Follorinës Avgustin Kantiontit