/ Dëshmi mbi Shenjtorët dhe Etërit / Mos gjyko që të mos gjykohesh!

Mos gjyko që të mos gjykohesh!

Mos gjyko që të mos gjykohesh!

 

Në manastirin Skiti në Malin e Shenjtë shkoi një djalë për tu bërë murg.Etërit e manastirit nuk pranuan sepse përveç se ishte shumë neglizhent dhe i papërgjegjshëm,krijonte vazhdimisht probleme.Por ai kishte gjetur prehje në manastir dhe iu lut ta lejonin të qendronte atje si laik dhe të merrej me ndonjë punë.Kështu e kaloi gjithë jetën e tij derisa erdhi ora për tu larguar nga kjo jetë.Etërit e manastirit i qendronin vazhdimisht pranë.Një ditë panë se i sëmuri bënte disa lëvizje të çuditshme dhe shenja.Murgjit çuditeshin,ç’farë po ndodhte!Kur u përmend,filloi tu tregoj:
“Pash Kryeëngjëllin Mikail me një letër në dorë ku ishin shkruar gjithë mëkatet e mia dhe më tha:”I shikon,këto i ke bërë të gjitha prandaj përgatitu për në ferr”.
Atëherë unë i përgjigjem:”Ekziston aty mëkati i gjykimit?” Kërkoi Kryeëngjëlli dhe më thotë:” jo, nuk ekziston”.
“Atëherë nuk duhet të shkoj në ferr,duke u bazuar te fjalët që tha Zoti”. “Mos gjyko që të mos gjykohesh”.
Atëherë Kryeëngjëlli e grisi letrën me mëkatet e mia.Kështu etër të dashur,do shkoj në parajsë.
Gjatë qendresës time këtu në manastir të djelave dhe festave vija në Kishë.Dëgjova Një ditë fjalët e Ungjillit “Mos gjykoni që të mos gjykoheni” dhe mendova:” I gjorë,të paktën këtë bëje, dhe kjo më shpëtoi.
Sapo tha këto fjalë,dorrëzoi shpirtin te Kryeëngjëllit Mikail.

 

Përkthyer nga M. Vasili

 

Mos gjyko që të mos gjykohesh!