Mrekulli e Shën e Premtes
Në fshatin e quajtur Koropi jetonte një çift.Burri ishte shumë besimtar ndërsa e shoqja nuk besonte te Petëndia .I shoqi kishte Shenjtë mbrojtës Shën e Premten.Ndizte gjithmon kandilin,(gjë të cilën e shoqja nuk e bënte asnjëherë) dhe shkonte gjithmon në meshë ditën që festonte shenjtorja .
Ashtu veproi edhe atë ditë.U ngrit ngadalë pa zgjuar të shoqen dhe vjerrën që ndodhej aty,u përgatit,kyçi derën dy herë dhe shkoi në kishë.
Kur u kthye i gjeti të dy gratë të frikësuara dhe shumë të trembura.
-E kyçe derën kur ike?, e pyeti e shoqja .
-Patjetër,iu përgjigj,e kyça dy herë.Por pse jeni kaq të shqetësuara?
-Sepse sapo ike ti,pas pak dëgjuam derën që u hap.Hyri një grua shumë e bukur,e veshur me rroba të zeza.Na vështroi dhe shkoi te dhoma ku ndodhej kandili.
I hodhi vaj,i ndërroi fitilin dhe e çoi në vend përsëri.Na pa ashpër dhe na tha :”Sot është festa ime” dhe u largua ashtu si hyri.Nënë e bijë ngelën shumë të tronditura nga shfaqja e Shën e Premtes! I shoqi falenderonte shenjtoren për mrekullinë që bëri te famijla e tij.