/ Dëshmi mbi Shenjtorët dhe Etërit / Mrekulli e Shën Efremit

Mrekulli e Shën Efremit

Mrekulli e Shën Efremit

 

Ndaloji ilacet! Nuk të thashë që do të ndihmoj unë? Ndaloji!

1996

Para 16 vjetësh, kur isha 25 vjec ndjeva shqetësime nga zemra.Shkova në spital dhe pas kontrrollove që më bënë,mjekët më thanë se nuk vuaj nga zemra por nga crregullime të sistemit nervor.

Që atëherë nuk mund të dilja sepse kisha frikë se dicka do më ndodhte.Jeta ime ishte bërë shumë e vështirë.Mjekët më dhanë Lexotanil.E merrja dy herë në ditë.Stomaku më ish bërë si farmaci .I mbaja ilacet gjithmon në cantë.Kalonin vitet dhe isha bërë plotësisht e varur nga qetëuesit.Fëmijët më luteshin që të mos i pija,por unë isha fiksuar që pa ilacet sëmurem.

Një ditë iu luta Shën Efremit të më ndihmoj t’i ndaloj ilacet.Lutesha dhe i thoja të më ndihmoj dhe të vij te manastiri i tij e ti falem dhe kur të jem duke u larguar,të hedh një ilac e të mos e marr më kurrë.Qaja dhe lutesha.

Ato ditë shkova te manastiri i Shën Efremit.Putha Ikonën e tij dhe lutesha vazhdimisht.Kur igumeni më bëri me kryq me Lipsanet e Shenjtorit,një aromë e këndshme u ndje ato momente.-Eshtë Shenjti ,më tha ajo.

Kur u largova nga manastiri,harrova të hidhja ilacin,sic i kisha premtuar Shenjtorit.U kujtova më vonë por e anashkalova duke menduar:”S’është e nevojshme ta hedh”.

Që atë ditë,sa herë pija ilacin (Lexotanil),me përzihej.Megjithatë vazhdoja t’i pija.Një natë në gjumë pash një djalë që më thotë:”Ndaloji pra ilacet! Nuk të thashë që do të ndihmoj unë?”

U ngrita në mëngjes dhe i tregova ëndrrën fëmijëve.Që nga ajo ditë i ndëpreva qetëuesit.Lavdërova Shenjtorin dhe i hodha kutitë me Lexotanil.

E falenderoj dhe e lavdëroj sepse për mua filloi një jetë e re.Ndihesha sikur nuk kisha marrë kurrë asnjë ilac falë ndihmës së Shën Efremit.

 

Përkthyer nga N. Ikonomi

 

Mrekulli e Shën Efremit