Mrekulli e Shën Joan Rusit
Për rreth dy orë pa ndalim lutej duke qarë përpara Shenjtit një besimtar i quajtur K. Polikroniu
Hyri në Kishë me bizhame,gjë që u bëri përshtypje të gjithëve.E nderpreu një prift duke e pyetur përse qan dhe pse është në atë gjëndje.”-At,më shplodhi dhe më kuroi ky Shenjt i madh dhe mjek çudibërës që ju i shërbeni” iu përgjigj.
“Sot në mëngjes erdhi në spital gruaja për të më takuar.Kanë kaluar rreth 10 vjet që nuk mund të qëndroja në këmbë siç më shihni ju tani.Vuaja nga një sëmundje e sistemit nervor dhe si pasojë ngela i paralizuar,humba vendin e punës,dola më shpejt në pension dhe u shtrova në spital sepse këmbët më ishin paralizuar.Paraliza,gjëndja e keqe psikologjike,largimi i parakohshëm nga aktivitetet e jetës po më çonin drejt vdekjes.
Në mëngjes herët kur erdhi gruaja isha në gjumë.Nuk më zgjoi por u ul te karrigia afër krevatit.Për disa sekonda dremiti dhe pa në ëndërr se mjekët po bënin vizitë te dhoma përballë.Bashkë me mjekët që më ndjekin ishte edhe një mjek i ri që nuk e njihte.I afrohet dhe e pyet:”Doktor ju jeni i huaj? Për herë të parë ju shoh në spital.Ju lutem te dhoma përballë kam burrin që është i paralizuar këtu e 10 vjet.Mjekët më kanë thënë të vërtetën,që jam duke e humbur.Po humb mbështetjen time,do vdesi.Vizitojeni ju lutem dhe jepini kurajio,na thoni diçka edhe ju”.
-Shko,më prit dhe do vi ta shoh.
-Po shkoj,por më thoni emrin ju lutem.
-Joan Rusi,i përgjigjet.
Zgjohet menjëherë dhe më shikon që po përpiqesha vetë të ngrihem.
-Më ndihmo i them,dikush më mban te krahët dhe po më ngre.Ndihmoje edhe ti.
U ngrita dhe shkela në tokë,ndërkohë që të qarat e sime shoqe kishin mbledhur në dhomë doktorë dhe infermjer.
Mjeku i pavjonit,i cili ishte besimtar u emocionua shumë nga ato që i tregoi gruaja dhe më tha:
-“Zoti Polikroniu si je?Mos kërko të ndërrosh as bizhamet por merr një taksi dhe shko drejt e te Kisha e Shën Joan Rusit dhe falenderoje.Pastaj kthehu të marrësh daljen nga spitali të cilën këtë herë nuk e ka firmosur mjek por një Shenjt”!.
Përkthyer nga M. VASILI