Mrekullia e Ikonës së Shën Marisë që rridhte Miro!
Shumë besimtarë qëndronin në radhë për tu falur përpara ikonës së Shën Marisë.Në mes tyre edhe një burrë i cili ndiqte me kurreshtje dhe vëmendje ç’do veprim të tyre,pa bërë as shenjën e kryqit dhe pa u falur te ikona.Ishte një oficer.
U largua pasi kishte bindjen se Miron e vendosnin njerëzit dhe nuk rridhte nga ikona.Po atë natë pa këtë ëndërr:I shfaqet përpara e Tërëshenjta dhe e qorton duke i thënë:”Kush të caktoi kontrroll në shtëpinë time?Kush je ti që thua se Miro nuk është prej meje?”
Pas kësaj oficeri shkoi në manastirin e Hyjlindëses jo si vëzhgues por si besimtar i përulur duke i treguar të gjithëve për mrekullinë që e pruri në besim.