Mrekullia gjatë rënies së helikopterit – E Tërëshenjta shpëton vajzën!
Vajza që ndodhej në helikopter ishte shumë besimtare.Shpesh vizitonte manastirin e Hyjlindëses dhe një nga murgeshat ishte shoqe e saj.
Disa orë pasi humbën kontaktin me helikopterin,familjarët e saj i telefonuan manastirit dhe i kërkuan që të luten për të.
Murgesha iu përgjigj se vetëm vajza do të shpëtoj.
Deri në ato momente nuk kishin asnjë sinjal nga helikopteri.Gjithshka ndodhi sic u tha murgesha.Kur helikopteri filloi të binte,pranë vajzës u shfaq një gruan me rroba të kuqe.Ishte e Tërëshenjta,e cila e morri sendiljen e helikopterit bashkë me tabanin dhe e vendosi 20 m larg vendit ku ra u shkatërrua helikopteri dhe e këshilloi të mos e kthej kokën për të parë .
-Do vij dikush vetëm për ty,i tha dhe u largua.Një mekanik ushtarak na tregon se që të heqësh sendiljen me gjithë tabanin duhen vegla dhe ditë pune sepse është e kapur me 1200 percina.
Elektricisti i asaj zone shkoi për të kontrrolluar difektin dhe e gjeti vajzën.Pëkërisht sic i tha Zonja Hyjlindëse.
Mjekët thanë se vajza ka nevoj të qëndroj në spital disa muaj por gruaja me rroba të kuqe u shfaq përsëri dhe i tha se shumë shpejt do bëhet mirë. Vërtet,vajza doli nga spitali pa kaluar një muaj.Mjekët u cuditën duke parë përmisimin e vajzës.I bënë edhe test paikologjik por reagì et e saj ishin mëse normale.Asgjë nga ato që tregonte nuk ishte fantazi.Ato që vajza tregonte nuk shpjegohen me llogjikë por as shkencërisht.Janë thjesht një mrekulli e madhe!
E Tërëshenjta të kujdeset për të gjithë ne dhe të na japi forcë.Amin.
Përkthyer nga A. Marini