Nga tregimet e çudive të Shenjtorëve anargjirë Kiros dhe Joani!
Një ndër mrekullitë e Shenjtorëve është shërimi i Stefanisë nga një sëmundje shumë e rëndë.Asnjë nga ju të mos ketë dyshim,duke llogaritur forcën e Shenjtorëve dhe Hirin që morrën nga Perëndia,që të mund të kurojnë ç’do lloj sëmundje tek ata që me besim iu luten.
Stefania kishte një lloj kanceri shumë të rrallë për të cilin nuk kishte asnjë terapi për ta kufizuar.Ndaj kësaj sëmundjeje ,Ipokrati dhe Galinos kishin pranuar “humbjen”,kaq shumë agresive është kjo sëmundje.
Mjekët i thanë Stefanisë për sëmundjen dhe se fatkeqësisht nuk mund ta ndihmonin me asnjë terapi dhe se kjo sëmundje i bindet vetëm Perëndisë dhe Shenjtorëve.
Stefania nuk i humbi shpresat por me besim të palëkundur iu lut Shenjtorëve anargjirë Kiros dhe Joanit që ta shërojnë.Me lot dhe e gjunjëzuar i lutej ta kuronin.Lutjet e saj bënë mrekullinë.Duart e Shenjtorëve e shëruan Stefaninë mrekullisht!
Le t’i lutemi Shenjtorëve anargjirë të ndihmojnë dhe të kurojnë të gjithë ata që dergjen në sëmundje.
Marrë nga libri “Shën Sofroni i Jerusalemit”
Përkthyer nga A. Marini