/ Dëshmi mbi Shenjtorët dhe Etërit / Nuk kam guximin e murgjve!

Nuk kam guximin e murgjve!

Nuk  kam guximin e murgjve!

 

Në sinaksarin e Oshënarit, Paisios së Madh, që feston në 19 Qershor, gjejmë djalogun me Konstandinin e Madh, i cili zbriti në tokë dhe bisedoi me Oshënarin. Bashkëbisedimi i tyre ishte ky:

– Të lumtur jeni ju që u bëtë murgjër sepse me të vërtetë i juaj është lumërimi hyjnor i Shpëtimtarit.

– Kush je ti, i tha oshënari, që thua këto dhe na lumëron aq shumë neve murgjve?

– Unë jam Konstandini i Madh, që zbrita nga qiejt që të të paraqes lavdinë, që gëzojnë murgjit në qiejt dhe afrimitetin dhe guximin që kanë me Krishtin. Të lumëroj ty, Paisio, sepse i shtyn ata në drejtim të ushtrimit të shenjtë, dhe akuzoj veten time sepse nuk munda të bëhem edhe unë murg.

– Pse Mbret i Lartë, akuzon vetën tënde? Nuk e arrite ti lavdinë e pavdekëshme dhe shkëlqimin e përjetshëm? Nuk je i kënaqur me ato që arrite?

– Po, e arrita, por nuk kam të njejtin guxim me murgjit, nuk kam afrimitetin që kanë murgjit me Perëndinë, as të njëjtin nder me ta, sepse shikoja shpirtrat e disa murgjve, pas ndarjes së tyre nga trupi, fluturonin si shqiponja dhe ngjiteshin në qiej me shumë guxim, kurse batalioni armiqësor i demonëve nuk guxonte të afrohej fare në to. Pastaj shikoja se hapeshin dyert e qiellit për të hyrë atje (shpirtrat) dhe duke u paraqitur tek Mbreti Qiellor, qëndronin me guxim të madh përpara Perëndisë. Pra, për këtë vlerë mahnitem me ju murgjit, ju lumëroj dhe akuzoj vetën time sepse nuk u bëra i denjë për kaq guxim. Do isha i lumur nëse do lija mbretërinë e përkohëshme, dhe kurorën mbretërore, dhe të bëhesha i varfër të vishesha me stolinë murgjërore dhe të bëja gjithë ato që kërkon jeta murgjërore.

– Të gjitha këto që thua janë të mira, Mbret i shenjtë, dhe na ngushëllon me ato fjalë, por, të tilla janë edhe gjykimet e Perëndisë, sepse gjykatësi i mirë gjykon çdo gjë me drejtësi dhe në vartësi me mundin e secilit, i jep edhe shpërblimin, përderisa jeta jote nuk kishte të njejtin mund, dhe as ishte njëlloj me jetën e murgjve. Sepse ti ke grua, ndihmëse, fëmijët e tu, shërbëtorët e tu, dhe kënaqësitë e ndryshme dhe qejfet. Kurse murgjit duke i përbuzur të gjitha kenaqësitë dhe qejfet e jetës, në vend të të gjitha të mirave të botës, morën Perëndinë dhe Atë kishin për gëzim dhe pasuri të tyre dhe zbatimin e porosive të Tij e quanin kënaqësi. Prandaj është e pamundur për ty, mbreti im, të kesh të njëjtin shpërblim me ta… Këtë djalog të shenjtë e ndërpreu vizita e një vëllai në qelinë e Oshënar Paisios. Ishte oshënar Joani që erdhi për një problem, dhe Konstandini i Madh iku dhe u ngjit përsëri në qiej.

 

Marrë nga libri ” Tregime nga jeta tjetër”

Kosherja Ortodokse Selanik

 

Nuk kam guximin e murgjve!