O Zot,mos më mëshiro!
Para shumë vitesh jetonte në një fshat një djalë i ri i cili që i vogël dëshironte të bëhej asket.Por kishte disa vështirësi:ishte analfabet,pak i vonuar dhe i mbahej goja.Në moshën 40 vjeçare arriti të realizoj dëshirën që kishte.Iku nga fshati dhe duke shkuar nga një vend në tjetrin,përfundoi në një ishull të pabanuar.
Atje takoi një asket plak tek i cili gjeti prehje dhe vendosi të qëndroj pranë tij.Asketi plak ishte dhe ai analfabet por këshillat e tij ishin të vyera dhe plot dituri.U përkushtua të mësoj nxënësin e tij,asketin e ri të lutet.Kur asketi plak lutej dhe mes lotëve thoshte :Mëshiromë o Zot”, shkëlqente i tëri.
Ditën e fundit të jetës së tij,asketi i dhuroi rason e vjetër që kishte nxënësit të tij,bëri kryqin dhe duke thënë tre herë “Mëshiro o Zot”,shpirti i tij fluturoi drejt qiellit.
Pas fjetjes së tij,asketi i ri ngeli i vetëm dhe vazhdoi jetën asketike në një shpellë të ishullit duke vazhduar lutjen sipas kanunit që i la gjerondi i tij.Kaluan kështu plot 30 vjet pa takuar njeri.
Me kalimin e viteve por dhe me vështirësinë që kishte në të folur,ngatërronte fjalët e lutej duke thënë:”O Zot,mos më mëshiro”.Por zemra e tij ishte e përkushtuar tërësisht te Perëndia,prandaj derdhte lotë të nxehtë ditë-natë kur lutej duke thënë :”O Zot mos më mëshiro”.
Një ditë pranvere një anije ndaloi afër ishullit të shkretë.Kapiteni bashkë me dhespotin që ndodhej në anije,zbritën me një varkë në ishull.Ndoqën ngushticën që të çonte te shpella e asketit dhe të habitur dëgjuan nga brenda shpellës zërin e lutjeve të tij që thoshte : ”O Zot mos më mëshiro”. Dhespoti hyri brenda dhe pa asktin plak të gjunjëzuar dhe plot shkëlqim që lutej duke qarë.
Dhespoti me shumë kujdes u përpoq t’i thoshte se fjalët e lutjes i thoshte gabim dhe duhet të thotë “mëshiromë o Zot”.Asketi u trondit duke menduar se gjatë 30 vjetëve i bëri keq shpirtit të tij dhe duke qarë iu lut dhespotit t’i mësoj lutjen e saktë.
Dhespoti me shumë durim u përpoq ta mësoj të shqiptoj saktë fjalët “ mëshiro o Zot”.
Kur u larguan nga ishulli,asketi e shoqëroi dhespitin deri te varka duke përsëritur së bashku lutjen “mëshiro o Zot”.
Anija u largua dhe asketi e ndiqte atë me sy duke thënë:” mëshiro o Zot”. Nuk kaluan 5 minuta dhe asketi e ngatërrua.I harroi fjalët!
-Po tani si do bëj? mendoi dhe shpërtheu në lot.
Në mërzitje e sipër,hodhi rasën në det dhe eci mbi të duke shkuar drejt anijes.
-Fantazëm,fantazëm!,bërtisnin të trembur marinarët.Dhespoti doli jashtë dhe pa asketin që ecte mbi ujë dhe i thërriste:”Ç’farë të them?Si të lutem dhespoti im?
Ai me shumë dashuri dhe emocion i përgjigjet:”Ashtu siç luteshe më parë,ato fjalë thuaj.Kjo është lutja më e mirë për shpirtin tënd.Të kërkoj ndjesë.Lutu dhe për mua!”

Përkthyer nga M. Vasili