Rreth gjykimit
Tregonin për Ava Markon nga Egjypti se qëndroi 30 vjet pa dalë jashtë qelisë. Prifti shkonte vazhdimisht dhe bënte te qelia e tij liturgji.Djalli, duke parë durimin e murgut provoi ta vinte në ngasje duke e provokuar për gjykim.Dërgoi te qelia e tij një të demonizuar me justifikimin se kërkonte bekimin e murgut.Gjëja e parë që i tha ishte kjo:”Prifti që vjen këtu te ty mban era mëkat.Mos e lejo herë tjetër të të afrohet.”
Dhe murgu,i frymëzuar me frymën e Perëndisë i thotë:”Bir,gjithë papastërtitë i hedhin jashtë,ndërsa ti m’i solle këtu.Shkrimi i Shenjtë thotë:Mos gjyko që të mos gjykohesh(Mt.7:1).Por nëse është mëkatar, Zoti do ta shpëtoj.Është e shkruar edhe në Shkrimin e Shenjtë: “Të luteni për njëri tjetrin që të shëroheni.”
Dhe duke u bazuar te këto fjalë,u lut dhe e përzuri demonin nga ai njeri dhe djali u largua i shëndetshëm.
Kur erdhi përsëri prifti për liturgji,Ava Marku e priti me gëzim.Perëndia,duke njohur që murgu nuk kishte ligësi brenda tij,i dha një shenjë.”Kur prifti qëndroi përpara Altarit,tregon Ava Marku,pash një ëngjëll të Zotit që zbriti dhe vuri duart mbi kryet e tij dhe prifti atë moment u bë si një kollonë e zjarrtë.Kështu i habitur nga pamja dëgjova një zë që më tha:O njeri,pse çuditesh me atë që po ndodh?Kur një mbret nuk i lejon shërbyesit e tij t’i qëndrojnë përpara të ndotur,aq më tepër fuqia Hyjnore,nuk do pastroj shërbyesit e mistereve kur qëndrojnë përpara lavdisë?”
Të luteni për njëri tjetrin që të shëroheni.Kështu dhe murgu guximtar i Krishtit,Marko egjyptiani u bë i denjë me këtë virtyt,sepse nuk gjykoi për asnjë moment priftin.
Marrë nga libri “Gjerondiko”
Përkthyer nga A. Marini