Shën Paisio- Sa mirësi del nga dhimbja!
Në Malin e Shenjtë, në manastirin Nea Skiti,jetonin dy vëllezër. Njëri ishte vazhdimisht i sëmurë ndërsa vëllai tjetër gjithmon i shëndetshëm.Vëllai i sëmurë vdiq.Menjëherë pas vdekjes së vëllait,u sëmurë dhe murgu tjetër.Dhimbjet e mundonin ç’do ditë e më shumë.Duke e parë se vuante shumë,murgjit e tjerë e këshillonin të shkoj në Selanik për tu kuruar.Murgu,i cili nuk ishte larguar kurrë nga Mali i Shenjtë, nuk dëshironte të shkonte megjithëse dhimbjet vazhdonin.
Një natë shikon në ëndërr vëllain e vdekur që i thotë:”Duroje dhimbjen,duroje sa të mundesh duke falenderuar Perëndinë.Unë kaq vite përpjekje dhe asgjë nuk kishte vlerë si durimi ndaj dhimbjeve.Nëpërmjet sëmundjes,Perëndia më dha shpëtim”.
Këtë ngjarje e tregonte si shëmbull Shën Paisio tek ata që mundoheshin nga sëmundjet,që të kuptonin se sa mirësi del nga dhimbja,nga sëmundja dhe nga ç’do trishtim.
Shën Paisio
Përkthyer nga M. Vasili