Shfaqja e Shën Nektarit pas vdekjes së tij te roja!
Gjatë kohës që jetonte Shën Nektari,diskutonte gjithmon me një roje dhe e këshillonte të besoj te Perëndia duke i shpjeguar se Perëndia ekziston,të pendohet,të rrëfehet,të shkoj në Kishë dhe të marrë Kungimin Hyjnor.
Roja nuk besonte asgjë nga ato që i thoshte Shenjtori.
Pas pak kohësh roja u transferua me punë dhe u largua nga Egjina për 12 vjet.
Kur u kthye përsëri në ishull,takoi Shën Nektarin i cili i përsëriti të njëjtat fjalë rreth besimit.Kur u ndanë,roja shkoi në kafe dhe takoi miqtë e vjetër.
“Më bën përshtypje-u tha,që igumeni i manastirit të Shën Triadhës jeton akoma!”
“Cili igumen?” e pyetën ata të habitur.
“Igumeni i manastirit të Shën Triadhës”.
“Igumeni ka tre vjet që ka vdekur!” iu përgjigjën.
“Si thatë? Ka vdekur? Po unë e takova tani duke ardhur dhe biseduam!”.
Të gjithë u emocionuan dhe sidomos roja i cili kuptoi që Shën Nektari iu shfaq që ta kthej në pendim.Duke u dridhur shkoi në manastir dhe u fal i penduar përpara ikonës së Zotit Krisht dhe Shën Nektarit.
Përkthyer nga N. Ikonomi