/ Dëshmi mbi Shenjtorët dhe Etërit / Shfaqja e Zotit

Shfaqja e Zotit

Shfaqja e Zotit

 

Shën Serafimi si dhiakon shikonte ëngjëjt të psalnin bashkë me murgjit dhe të shërbenin së bashku me ta. Ngjanin me të rinj të shndritshëm dhe mbanin rroba të bardha dhe veshje prej ari.Hymnet  e tyre nuk ngjanin me asnjë lloj tjetër harmonie tokësore. Këto vegime e mbushnin shpirtin e tij me ngushëllimin Hyjnor.

“Nuk kujtoj asgjë nga ai gëzim – thoshte. – Kujtoj vetëm që hyra e pastaj dola nga kisha”.

Në të njëjtën revistë shkruhet në ligjëratë të drejtë përsëri edhe një mrekulli tjetër:

“Do të të tregoj gëzimi im – i thoshte at Serafimi ndoshta shkrimtarit të revistes – një vizion të frikshëm, të dërguar prej së larti për mua mëkatarin.

Por të më premtosh se nuk do t’ia tregosh asnjeriu para se të fle.

– Të premtoj at – tha bashkëbiseduesi i prekur duke i bere një metani.

– Meshoja të Enjten e Madhe bashke me igumenin Pakomio dhe at Isainë. Liturgjia Hyjnore kishte nisur në orën dy të mesditës bashkë me mbrëmësoren. Pas hyrjes së vogël dhe leximit unë i përuluri thashë lutjen: «Zot shpëtoi besemirët, edhe dëgjona». Pastaj dola tek porta e vogël dhe duke e ngritur orarin plotësova «dhe në jetë të jetëve». Atë çast përpara meje shndriti një dritë si rreze dielli. Hedh vështrimin dhe e shikoj në lavdi Zotin tonë Jisu Krisht, i cili me pamje njeriu ndriste me shumë se dielli. Pashë gjithashtu rreth tij si zgjua bletësh forcat qiellore të Engjëjve,Kryeëngjëjve,Qeruvimeve dhe Serafimeve. Kishte hyrë nga porta e perëndimit dhe duke ecur në ajër qëndroi pranë amvonit. Duke ngritur duart bekoi ata që bënin liturgjinë dhe besimtarët. Më në fund hyri në vëndin ku ndodhej ikona e Tij perbri portës së bukur. Zemra ime u çua peshë nga gëzimi dhe nga ëmbëlsia e fytyrës së Zotit”.

Dhe shkrimtari plotëson:

“Kur shenjtori pa këtë vizion fytyra e tij ndryshoi. Nuk mundej as të lëvizte nga vëndi e as të fliste. Shumë po e shikonin në këtë qëndrim por nuk po kuptonin shkakun e kësaj gjendjeje.Menjëherë erdhën dy dhiakonë, e kapën nga krahët dhe e çuan në hierore por edhe aty vazhdoi të qëndrojë dy orë pa lëvizur. Vetëm fytyra e tij ndryshonte nga çasti në çast. Herë i binte një çehre e verdhë në fytyrë, herë  kuqe dhe herë zbardhte si dëbora. Kaluan shumë kohë dhe nuk fliste. E kishte cuditur vizita e mrekullueshme e Zotit dhe gëzohej me ngushëllimin e tij të shenjtë”.

Vlen të theksohet se vizioni ndodhi në çastin kur ata që po bënin Meshen Hyjnore hynë në hijerore që simbolizon hyrjen e tyre në qiell. “Bëj o Zot – lutet prifti me zë të ulët – hyrjen e ëngjëjve të shenjtë të cilët bashkëmeshojnë me ne duke  lavdëruar Mirësinë tënde”. Pas hyrjes psalet dhe himni ëngjëllor: “Shenjt Perëndi, shenjti Fuqishëm, shenjt i Pavdekshëm mëshirona”.Kjo gjë tregon se forcat ëngjëllore bashkëmeshojnë me ne. Si rrjedhim çdo besimtar le ta dijë se lutet njëkohësisht me ëngjëjt, si të jetë në qiell.

Këto ngushëllime Hyjnore i jepnin forcë at Serafimit në luftën e tij dhe i forconin dëshirën për jetën e Teorisë. Vegimi i mësipërm do të kishte pasoja të hidhura për shpirtin e tij, në qoftë se do të mendonte se kishte mbërritur në përsosmëri dhe se ishte i shenjtë. Por dhiakoni i ri,kishte udhërrëfyes të sprovuar at Pakomin dhe at Josifin. Ata menduan se ishte lodhur nga të kreshmuarit e shumtë, por kur u tregoi për vegimin, e këshilluan si shpirtërorë të sprovuar që të mos krenohej, por ta siguronte veten me kujtimin e mëkatave. Tregimin e tij e futën thellë në zemrat e tyre.

 

 

Fragment nga libri SHEN SERAFlMI I SAROV

Botuar nga «KOSHERJA ORTODOKSE»

Shfaqja e Zotit