Shikimi i shpirtit!
Një djalë i ri arriti në një oaz në shkretëtirën e Judesë dhe takoi At Eliseon.
“-Ç’farë lloj njerëzish jetojnë në këto zona?” e pyeti”.
“-Ç’farë lloj njerëzish jetonin nga zonat e tua? “E pyeti gjerondi.
“Një shoqëri egoistësh dhe të këqinjsh , iu përgjigj djali.Jam i gëzuar që u largova nga ata”.
“-Të njëjtët do gjesh edhe këtu,iu përgjigj prifti ”.
Po atë ditë ndaloi për të pirë ujë në oaz një djalë tjetër dhe e pyeti At Eliseon:
“-Ç’farë lloj njerëzish jetojnë në këto zona?” Prifri iu përgjigj me të njëjtën pyetje.
“-Ç’farë lloj njerëzish jetonin nga zonat e tua? “
Djali iu përgjigj:”Një grup i përkryer njerëzish,miqësor,paqësor dhe mikpritës. Është e trishtueshme që duhet t’i lë”.
“-Të njëjtët do gjesh edhe këtu,iu përgjigj murgu”.
Nipi i tij duke dëgjuar bisedat,kur ngelëm vetëm e pyeti:
“-Pse dhe dy përgjigje kaq të ndryshme në të njëjtën pyetje?
Prifti plak iu përgjigj:
“- Secili prej nesh mban në zemër ikonat që shikon me sytë e shpirtit të tij.Ai i cili nuk gjeti asgjë të mirë nga zonat që kaloi,nuk do të gjej as këtu të mira.Ai që takoi atje shokë,do gjej edhe këtu.Dhe kjo sepse në të vërtetë për ç’farë i stërvitëm sytë e shpirtit që të kërkojnë,ato dhe do të gjejnë.Njeriu pozitiv do lavdëroj Perëndinë për ato që shikon të cilat Ai i ka dhënë,dhe njeriu negativ do e shaj për ato që nuk i ka dhënë.Ajo që na intereson të gjithëve është të mësojmë të shohim botën nëpërmjet syve të Perëndisë!T’i kalojmë të gjithë dhe të gjitha nëpërmjet dashurisë së Tij dhe të jemi mirënjohës.Vetëm atëherë do të mësojmë në të vërtetë!