/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Asketi egjiptian

Asketi egjiptian

Asketi egjiptian

 

Serapioni ishte një asket egjiptian krejtësisht i varfër dhe shumë bamirës.
Njëherë u shit si skllav me dëshirë tek një aktor idhujtar, për 20 monedha.Filloi me devotshmëri të madhe t’i shërbente zotërisë dhe gjithë familjes së tij.Punonte pa pushim e pa pretendime.Ushqimi i tij përbëhej vetëm nga buka dhe uji.Ndërsa duart e tij punonin mendja e tij ishte e zënë me lutjen.Fjalët e Shkrimit të Shenjtë nuk mungonin kurrë nga buzët e tij.Qëllimi i tij ishte të transmetonte dritën e Krishtit te pronarët e tij dhe këtë  nuk vonoi që ta arrinte.I tërhoqi në besim para së gjithash me shëmbullin e jetës së tij të krishterë dhe më pas me mësimdhënien e Ungjillit,që bie si balsam ngushëllimi në shpirtrat e munduar nga kotësia e botës.
Kur aktori, bashkëshortja dhe fëmijët morën Hirin e Pagëzimit të Shenjtë,lanë profesionin e tyre i cili nuk përshtatej me jetën e re dhe u bënë pjesëtar aktivë të Kishës.
Një ditë zotëria e morri vec Serapionin dhe i tha:-Është koha tani,o vëlla,të të shpërblej për bamirësinë që më bërë:më shpëtove mua dhe familjen time nga errësira e idhujtarisë.Merr si shpërblim lirinë tënde.Atëherë Serapioni kuptoi se i kishte ardhur koha t’i zbuloj të vërtetën.I tha pra se nuk ishte shërbëtor dhe se me dëshirën e tij  u shit tek ai që ta drejtonte te Krishti.
-Mbasi Perëndia plotësoi dëshirën time, le të shkoj tani të ndihmoj njerëz të tjerë.
Ia ktheu 20 monedhat zotërisë së tij dhe iku në një vend tjetër. Atje u shit në një familje heretikësh. Me të njëjtën mënyrë e solli edhe këtë familje në gjirin e Kishës.
Deri në fund të jetës së tij,u shërbeu trupërisht dhe shpirtërisht  të afërmve të tij.

 

Marrë nga Jerondiko
Botim i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

Asketi egjiptian