Besimi te Perëndia
Mos u ofendoni kur dëgjoni ato që thonë kundër besimit. Sepse ata që i thonë nuk e kuptojnë thelbin e tij. Duhet të mbani mend gjithmonë parimin bazë e të krishterëve të parë.
Ata e konsideronin të palumtur njeriun që i di të gjitha shkencat, por nuk njeh Zotin. Dhe përkundrazi, ata e konsideronin të bekuar atë që njeh Zotin, edhe nëse nuk dinte asgjë nga gjërat njerëzore. Mbaje këtë të vërtetë si thesarin më të madh të zemrës, shko drejt dhe mos shiko majtas e djathtas. Le të mos na bëjë që ajo që dëgjojmë kundër fesë të humbasë orientimin tonë.
Të ruajmë besimin tonë që është e vërteta e përjetshme dhe e padiskutueshme.
Shën Lukai
Përkthyer nga M.Vasili