Bindja ndaj Perëndisë
O biri im! Mos e harro atë që të kam mësuar,mbaji mend udhëzimet e mia!Duke vepruar kështu,do të kesh jetë të gjatë dhe të plotë.Kurrë nuk duhet të mungojnë dashuria dhe besnikëria ndaj të tjerëve! Stolise veten me to si me një gjerdan.Kështu do të fitosh simpatinë dhe miratimin e Perëndisë dhe të njerëzve.Mos u mbështet në arsyen tënde,por beso në Zotin me gjithë zemër!Mendo për Të për gjithshka që bën,Ai do të të tregoj rrugën e drejtë.Mos u mbaj për i urtë por gjithmon nënshtroju fjalëve të Zotit dhe gjithmon qëndro larg së keqes! Ky është ilaçi që do të të mbaj të shëndoshë dhe do të ta freskojë trupin.Nderoje Zotin me dhuratat e tua.Jepja Atij pjesën më të mirë të prodhimit tënd.
Atëherë hambarët e tu do të mbushen plot me grurë dhe nga vozat e tua vera do të rrjedhë si krua.
O biri im!Mos kundërshto kur Zoti të disiplinon.Sepse atë që e do Zoti e edukon me disiplinë,si ati edukon birin e tij.
Fragment nga libri”Fjalë të urta”Dhjata e vjetër (3:1-12)