/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Brenda në Kishë kemi siguri!

Brenda në Kishë kemi siguri!

Brenda në Kishë kemi siguri!

 

Gjithshka kemi brenda Kishës.Jashtë saj ekziston mashtrimi dhe nuk ka shpëtim.
Por jo thjesht të hyjmë brenda në Kishë.Jo! Duhet të marrim Hirin e vërtetë,mësimet e vërteta të Kishēs.
Duhet kujdes!Sepse akoma dhe njerëz të cilët mund të paraqiten si njerëz të Kishës,mund të na mësojnë një të vërtetë të rreme.Duhet kujdes!
Brenda Kishës kemi siguri,e cila nuk është teori.Kemi Etërit,kemi Shenjtorët e Kishës,kemi gjithë jetën e tyre që jetuan brenda Kishës.Kemi fjalët,veprat,shkrimet e tyre.Gjithshka kemi.
Kur dikush ka dëshirë të jetë brenda në Kishë,ta ndjeki dhe të pranoj frymën e saj,të pranoj të vërtetën ashtu siç e ofron Kisha,do gjej të vërtetën brenda saj.
Kisha nuk është thjesht ndërtesa,as disa njerëz.Kisha është Krishti,janë njerëzit e Krishtit dhe pikërisht Shenjtorët.
Të jemi afër tyre,të studiojmë jetën dhe veprat e tyre,të besojmë tek ata,t’i imitojmë ata dhe jo vetëm t’i lutemi për ndihmë.
Nëse veprojmë kështu,nuk do kuptojmë shumë gjëra.Prandaj jo vetëm t’ju lutemi Shenjtorëve por t’i imitojmë ata në rrugën e shenjtërimit.

 

At Simeon Krajiopulos
Fragment nga libri :”Misteri i dhimbjes”
Përkthyer nga A. Marini

 

Brenda në Kishë kemi siguri!