/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Ç’do të thotë shpëtim?

Ç’do të thotë shpëtim?

Ç’do të thotë shpëtim?

 

Të shpëtoj dikush do të thotë të trashëgoj jetën e përjetshme,të hyj në Mbretërinë e Perëndisë dhe të bëhet pjestar i kësaj Mbretërie.
Ç’farë është mbretëria e Perëndisë dhe ç’farë është jeta e përjetshme?
Zoti dhe Perëndia ynë Jesu Krisht i tha hebrenjve këto fjalë të vyera,që të gjithë duhet të hanë nga “Buka Qiellore”. Dhe kjo “bukë qiellore” është “Trupi i Tij»,që Ai e jep për shpëtimin e botës dhe që bota të jetoj.
“53Jisui pra u tha atyre: Me të vërtetë, me të vërtetë po ju them juve, në mos ngrënshi mishin e Birit të njeriut, edhe në mos pifshi gjakun e tij, s’keni jetë në veten tuaj” (Jn. 6:53).
Cilën jetë? Jetën e përjetshme.Nuk do keni jetën e përjetshme,nuk do bëheni pjesëtar të Mbretërisë së Perëndisë,dhe shpirti juaj nuk do shpëtoj.
Mund të ketë diçka më të qartë se këto fjalë?
Nëse nuk besojmë me gjithë zemrën tonë te Perëndia,nëse nuk pagëzohemi,nëse nuk kungohemi me Trupin dhe Gjakun e Krishtit,atëherë nuk ka shpëtim.
E shihni pra që vetëm veprat e mira nuk mjaftojnë për shpëtim!

 

Shën Llukai, Mjeku!
Përkthyer nga N. Ikonomi

 

Ç’do të thotë shpëtim?