Çfarë na pengon të njohin Perëndinë !
Mosbesimi vjen nga krenaria.Njeriu krenar thotë se do njohi gjithshka me mëndjen dhe me shkencën por njohja e Perëndisë ngelet e pa arritshme për të sepse Perëndia njihet vetëm me shfaqen e Shpirtit të Shenjtë.
Zoti shfaqet te shpirtrat e përulur.Tek ata Ai tregon veprat e Tij të cilat nuk i përshtaten mendjes tonë.Me mëndjen tonë tokësore mund të njohim vetëm gjërat që i përkasin kësaj bote,edhe ato jo plotësisht por Perëndia dhe gjërat qiellore njihen me anë të Shpirtit të Shenjtë.
Disa mundohen gjatë gjithë jetës të mësojnë se çfarë përmban hëna dhe dielli,gjëra të cilat nuk i japin dobi shpirtit.Por nëse do përpiqeshim të mësojmë çfarë ekziston brënda njeriut,atëherë do shihnim në shpirtin e mëkatarit errësirën dhe ferrin.Eshtë e dobishme ta dimë sepse do të jemi përgjithmon ose në Mbretërinë e Zotit ose në ferr.
Zoti dha në botë Shpirtin e Shenjtë.Ata që e morrën e ndiejnë parajsën brënda tyre.
Nuk e morrën Shpirtin e Shenjtë ata që jetojnë sipas dëshirës së tyre dhe jo sipas vullnetit të Perëndisë.Ai që jeton sipas vullnetit të tij,nuk ka asnjëherë paqe në shpirtin e tij dhe nuk kënaqet me asgjë.Ai njeri i cili u dorëzua plotësisht te vullneti i Perëndisë,ka lutjen e pastër dhe shpirti i tij ka dashuri për Perëndinë.
Kështu u dha te Perëndia Virgjëresha e Tërëshenjtë “Ja shërbëtorja e Zotit,u bëftë tek unë sipas fjalës sate.”(Llk.1:38).
Nëse thoshim edhe ne kështu:”ja shërbëtori i Zotit,u bëftë vullneti i Tij “, atëherë fjalët e Zotit do jetonin në shpirtin tonë,dashuria e Perëndisë do mbretëronte në botë dhe cdo gjë do ishte e bukur.
Por megjithëse fjalët e Perëndisë dëgjohen kaq vite në gjithë botën,njerëzit nuk i kuptojnë dhe nuk duan t’i pranojnë.Ai që jeton sipas vullnetit të Perëndisë do lavdërohet edhe në qiell edhe në tokë.
Oshënar Siluano Athoniti (i Malit të Shenjtë)
Përkthyer nga M. Vasili