Dashuria e Perëndisë!
Kemi nga njëra anë Perëndinë dhe nga ana tjetër njeriun.Perëndia jep dashuri,njeriu merr dashuri.Njeriu është fryt i dashurisë së Perëndisë.Nëse Perëndia nuk do kishte dashuri,njeriu nuk do të ekzistonte,do ishte një zero në asgjë.Perëndia e do njeriun,do gjithë njerëzimin dhe ç’do njeri përpara se ta sjellë nga mosekzistenca në ekzistencë.
Dhe Perëndia që është dashuri,e donte,e do dhe do ta dojë gjithmon njeriun.
Por dashuria e Perëndisë nuk është me detyrim.Nuk është e detyrueshme.Dashuria e Perëndisë nuk skllavëron,nuk robëron,nuk turpëron dhe nuk e zhduk qënien e Tij të dashur,njeriun.
Sa e dukshme është dashuria e Perëndisë për njeriun,aq më shumë njeriu çlirohet duke mbajtur qëndrimin e duhur përballë Tij.
At Simeon Kragiopoulo
Përkthyer nga N. Ikonomi