Didaktikë
– At, pra, cili është saktësisht kuptimi i kësaj jete?
– Cili është? Të bëhemi gati për Atdheun tonë, Qiellin, Parajsën.
Qëllimi është që njeriu ta shqiptojë këtë kuptim më të thellë të jetës, që është shpëtimi i shpirtit. Kur njeriu beson në Zotin dhe në jetën tjetër, atëherë ai e kupton se kjo jetë është e kotë dhe përgatit pasaportën e tij për jetën tjetër.
Ne harrojmë se të gjithë do të largohemi.
Ne nuk do të hedhim rrënjë këtu.
Kjo jetë nuk është për të kaluar një kohë të mirë. Është të japësh provat për të kaluar në jetën tjetër.
Kjo është arsyeja pse qëllimi ynë duhet të jetë përgatitja që të mund të largohemi me ndërgjegje të qetë, kur Zoti na thërret, dhe të fluturojmë drejt Tij.
Shën Paisio
Përkthyer nga M.Vasili