Didaktikë
At,shpesh herë shoh të metat e të tjerëve dhe i gjykoj.
-Sëmundjen tënde e di?
-Jo!
-Prandaj di sëmundjen e të tjerëve.
Nëse njihje sëmundjen tënde,nuk do njihje sëmundjen e të tjerëve.Nuk të them të mos marrësh pjesë në dhimbjen e tyre por të mos merresh me gabimet e tyre.
Kur njeriu nuk merret me gabimet e tij, ngasja do i “hapi punë” duke u marrë me të tjerët.
Por kur punon me veten,e njeh mirë atë dhe të tjerët.
Në të kundërt,me përfundimet e gabuara që nxjerr nga vetja,gjykon gabuar edhe të tjerët.
Shën Paisio
Përkthyer nga M.Vasili