/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Egoizmi

Egoizmi

Egoizmi

 

Egoizmi është ai që nuk na lë të besojmë.
Shpesh fantazojmë se jemi më të mirë se të tjerët.Por ky është vetëm një iluzion.
E vërteta është se jemi të vegjël dhe të pafuqishëm.
E vërteta është se ç’do të mirë që kemi dhe ç’do cilësi që zotërojmë,është dhurtaë Perëndie.
Ai na i ka dhënë.Ai i ruan dhe i kultuvon këto të mira tonat.
Kur ndodh që njeriu nuk do të besojë te Perëndia? Kur mendon se mund të analizoj ç’do gjë me mëndjen e tij të kufizuar,atëherë fillon të gjykojë klirikët e Kishës që nga kryesori, deri te i zakonshmi. Pastaj përbuz fjalët e Perëndisë dhe mohon besimin.
Egoizmi është arsyeja kryesore.
Egoizmi është ai që nuk na lë të besojmë.
Farisenjtë dhe saducenjtë nuk besuan te Krishti sepse ishin egoistë.
Edhe sot shumë njerëz nuk besojnë për shkak të mendimit të lartë që kanë krijuar për veten e tyre.
Kuptimi dhe ndjesia e padenjësisë sonë personale është shumë e vyer sepse shpreh të vërtetën.
Ai që e ndjen padenjësinë e tij nuk merret me shumë gjëra,nuk e gjykon fjalën dhe veprën e Perëndisë.
Beson,pendohet dhe shpëton!

+ ANASTASI
KRYEPISKOPI I KISHËS ORTODOKSE AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË
Marrë nga “Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit”

 

Egoizmi