/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Fjalë të urta

Fjalë të urta

Fjalë të urta

 

“Ai që përbuz të varfërin,zemëron Atë që e krijoi”.

“Gjithshkaje mund ti shmangesh,përveç ndërgjegjes”.

“Ata që ranë nga virtyti,mundohen të tërheqin pas dhe shumë të tjerë,
për të mos qënë vetëm në këtë shëmti”.

“Ai që rrëfehet dhe braktis mëkatet,do gjej mëshirën e Zotit”.

“Barra e mundimeve që ngrejmë për Zotin,nuk është gjë tjetër përveç barrës së lavdisë që na pret”.

“Këtu në tokë bujku punon tokën por nevojitet dhe rreshjet nga qielli,dhe ujin”.

“Nuk gjykohemi prej rezultatit të veprave tona,por prej qëllimit që u nisëm”.

“Asgjë nuk është më e ëmbël sesa ndërgjegja e qetë.
Kush ka ndërgjegjen e qetë ndjen se ka krahë dhe fluturon”.

“Ai që nuk është bërë i përkryer ka akoma luftë brenda vetes.
Gjen për pak qetësi gjatë lutjes dhe më pas ndodhet në luftë e në mundim”.

“Asgjë tjetër nuk e karakterizon më shumë të krishterin sesa të qënit paqësor
sepse Zoti na premtoi shpërblim për këtë”.

 

Përkthyer nga M.Vasili

 

Fjalë të urta