/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / “Fjalë të urta nga Shën Joan Gojëarti “

“Fjalë të urta nga Shën Joan Gojëarti “

"Fjalë të urta nga Shën Joan Gojëarti "

 

“Kur të humbin ekuilibrin drejtuesit,këshilltarët,gjykatësit,priftërinjtë,atëherë nuk do ekzistoj më asgjë që të mund të ndaloj popullin nga shkatërrimi.”
“Zogjtë kanë krahë që t’i shmangen rreziqeve,grackave dhe njerëzit kanë llogjikën për t’iu shmangur mëkateve.”
“Nuk do duheshin fjalët nëse jeta jonë do ishte e shkëlqyer.Nuk do nevojiteshin mësuesit nëse do dalloheshin veprat.
Tek askush nuk do mungonte besimi nëse ne do ishim të krishterë të vërtetë.”

“Të rrespektojmë njëri-tjetrin që të mësohemi të respektojmë dhe Perëndinë.Ai i cili është harbut me njerëzit,është i tillë edhe me Perëndinë.”

“Mos e trego sa sportist i mirë je në orën e stërvitjes,por tregoje gjatë  garave.Mos më trego devotshmërinë në kohën kur je duke dëgjuar fjalët Hyjnore por tregoje në momentin e zbatimit të tyre me vepra.”

” Në asnjë mëkat i ligu nuk të godet me kaq shumë shigjeta shpirtin sa e godet në rastet kur bëhet fjalë për pasuri .”

“Në të vërtetë i pasur është ai që nuk ka nevoj për asgjë.D.m.thënë ai që mjaftohet me pak.”

 

Përkthyer nga A. Marini

 

“Fjalë të urta nga Shën Joan Gojëarti “