/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Fjalimi Shën Grigor Teologut për gruan!

Fjalimi Shën Grigor Teologut për gruan!

Fjalimi Shën Grigor Teologut për gruan!

 

Një është Krijuesi i burrit dhe i gruas dhe nga një trup janë të dy,rrjedhin nga një ikonë e Perëndisë dhe ekziston për ata një ligj,një vdekje,një ngjallje.Jemi bërë edhe prej burrit edhe prej gruas.Të njëjtin detyrim kanë fëmijët për të dy prindërit. Si pra ti kërkon besim bashkëshortor prej gruas kur ti vetë nuk e ofron? Si kërkon atë që ti nuk jep?Si vendos ligje të ndryshëm për trup të njëjtë dhe me vlera të njëjta me tëndin?
Nëse analizon më të këqijat,vër re këto: Mëkatoi Eva? Të njëjtën gjë bëri dhe Adami.Që të dy u mashtruan nga gjarpëri.Nuk u gjend njëri më i dobët dhe tjetri më i fortë. Por nëse analizon më të mirat:Që të dy i shpëton Krishti me pësimin e Tij.U bë njeri për burrin? E njëjta gjë u bë dhe për gruan.Vdiq për hir të burrit? Por edhe gruaja shpëtohet me vdekjen e Tij.
Lindi prej Virgjëreshës dhe kjo është privilegj për gratë.”Do të bëhen të dy një trup”. Dhe ky trup që është një le të ketë të njëjtin nderim.

 

“Fragment nga Fjalimi Shën Grigor Teologut për gruan dhe të drejtat e saj”
Përkthyer nga M. Vasili

 

Fjalimi Shën Grigor Teologut për gruan!