Fragmente nga Jerondiko (libri i Etërve )
Një nga etërit e shkretëtirës u dha këtë mësim madhështor murgjve më të rinj:
-Supozo o vëllai im,që këtë moment marr vendin e Gjykatësit të drejtë dhe ngjitem në fronin gjykues. Të pyes:”çfarë dëshiron që të bëj ?” Nëse më thua :”Mëshiromë mua”,-të përgjigjem:”Mëshiroje dhe ti vëllain tënd”.Nëse më thua:”Më fal”,-të përgjigjem :Fali dhe ti fajet e të afërmit tënd “.
-Vëlla,mos është i padrejtë Gjykatësi ?Mos ndodhtë!
Në dorën tënde është pra,të fitosh simpatinë e Gjykatësit,mjafton që të kesh mësuar të falësh.
***
Nëse merr vesh që dikush të urren apo thotë fjalë të këqija -këshillon njëri prej etërve,-mos i mbaj mëri.Madje nëse ke mundësi,dërgoi një dhuratë.Kështu do të kesh guximin t’i thuash Krishtit në momentin e Gjyqit:
Më fal o Zot fajet e mia,ashtu si dhe unë ua fala të afërmve të mi.
Botim i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë