/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Fragmente nga libri “Jerondiko”( i Etërve )

Fragmente nga libri “Jerondiko”( i Etërve )

Fragmente nga libri "Jerondiko"( i Etërve )

 

Kurrë nuk u shtrita për të fjetur duke pasur hidhërim në zemër për të afërmin tim -thoshte ava Agathoni.-Dhe gjithashtu,për aq sa varet nga unë,nuk lashë njeri që të flinte i mërzitur për  shkakun tim.

                                                                  ***
Ava Isaku gjithashtu e kishte zakon të thoshte:
-Nuk lashë kurrë që të hynte këtu në këtë qeli ndonjë mendim kundër vëllait që më hidhëroi.Gjithashtu,kujdesesha dhe për vëllain tim,që të mos lejoja të shkonte në qelinë e tij duke pasur ndonjë mendim  kundër meje.
                                                                  ***

Nëse dikush të shan,-thotë një at,ti bekoje atë.Nëse ai pranon bekimin, do të jetë mirë për të dy ju.Por nëse nuk e pranon,ti merr prej Perëndisë bekimin,ndërsa sharja mbetet tek ai.

 

Jerondiko

Botim i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

 

Fragmente nga libri “Jerondiko”( i Etërve )