Fuqia e Kryqit të çmuar
“Mos bë asnjë vepër pa e vulosur me shenjën e Kryqit të çmuar.Kur nisesh për udhëtim,kur fillon punën,kur shkon për në shkollë,kur je vetëm ose dhe me të tjerë bëj shenjën e Kryqit të plotfuqishëm në krye,në zemër,në buzë,në sy,në vesh dhe në gjithë trupin.
Gjithë qënien tënde ta vulosësh me shenjën e fitores së Krishtit.
Dhe mos ki frikë nga magjia,nga të kënduarat dhe nga magjistarët.Sepse të gjitha këto zgjidhen me fuqinë e Kryqit ashtu si shkrin qiriri nga zjarri i flakës dhe si largohet pluhuri nga era”.