Këshilla e një murgu!
Një murg jepte këtë këshillë:
Kini kujdes dhe mos u grindni.
Grindja lodh gjithë ata që jetojnë me ju dhe krijon pakënaqësi ndaj Perëndisë.
Fillojeni ditën me lutje dhe me buzëqeshje!
Sillni ndër mend se kështu vepronin dhe gjyshërit e stërgjyshërit tuaj.
Nëpër pasqyra dhe në fytyrat e tyre shkruanin “Mirmëngjes” dhe “Lavdi më Ty o Zot”!
Dinin të jetonin.
Nuk kishin atëherë vuajtje,sëmundje dhe varfëri?
Megjithatë i përballonin të gjitha me trimëri shpirtërore.
Ishin të varfër por me dinjitet, zotërinj.
Kishin gjithmon në gojë dhe në zemër fjalët:” Ka Perëndia për të gjithë”!
Dinin të luteshin,të prisnin dhe të fitonin.
Thoshin: ” Edhe të dua,nuk mund të mërzitem”.
Kur mërzitemi është njësoj sikur i themi Perëndisë :” Nuk jam dakort.. nuk vepron mirë “.
Kjo tregon mosmirënjohje!
Përkrhyer nga A.Marini.