/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Këshilla të Shën Paisios

Këshilla të Shën Paisios

Këshilla të Shën Paisios

 

Shën Paisio jepte një këshillë për sa i përket zakonit,traditës së mbarësisë në ditën e parë të vitit.

“Mos hyni ju vetë i pari në shtëpi,as një fëmijë,as dikush i afërm ose mik i juaji të mos hyj.

Merrni një ikonë të Zotit Jesu Krisht ose të Shën Marisë kudo që shkoni dhe kur të ktheheni në shtëpinë tuaj,hapni derën,mbajeni ikonën në dorë duke parë nga shtëpia jo nga ju dhe kalojeni pragun e shtëpisë me ikonën përpara duke thënë:

O Zot,hyj Ti i pari në shtëpinë si zot i kësaj shtëpie dhe bekoje me praninë tënde.

Amin!”

 

Shën Paisio

Përkthyer nga A.Marini

 

Këshilla të Shën Paisios