/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Kush e dëgjon Perëndinë

Kush e dëgjon Perëndinë

Kush e dëgjon Perëndinë

 

Njerëzit e urtë nuk falsin për dijenitë e tyre,por njerëzit pa mend u thërrasin fatkeqësive të papritura.Pasuria për të pasurin është një kështjellë e sigurte kurse varfëria për të varfërin është humbja e tij e sigurt. Kush e dëgjon Perëndinë merr si shpërblim jetën.Por kush e përbuz Perëndinë e humb këtë shpërblim nga padrejtësitë e veta.Kush pranon që ta qortojnë,shkon drejt jetës,por kush nuk do të dëgjoj asnjë paralajmërim,humbet.Kush urren tinëz është hipokrit,por kush fyen hapur e ka humbur llogjikën.Njeriu sa më shumë të flasë,aq më lehtë bie në mëkat,kush është me mend mban gjuhën.Ajo që thotë njeriu që  dëgjon Perëndinë,është e vlefshme si argjendi i kulluar,ajo që mendon njeriu që e përbuz Perëndinë,është krejt pa vlerë.Fjalët e njeriut që e dëgjon Perëndinë,mbajnë në jetë shumë veta,por budallenjtë e pandreqshëm vdesin për mungesë mendsh.

 

Fjalë të urta 10:14-21

Fragment nga libri “Fjalë të urta “,Dhjata e Vjetër
 
 

Kush e dëgjon Perëndinë