Kush është në të vërtetë njeri i llogjikshëm!
Njerëzit quhen të llogjikshëm me abuzim.Nuk janë të llogjikshëm ata që mësuan fjalët dhe librat e të diturve,por ata që kanë shpirt llogjik dhe që mund të dallojnë kush është e mira dhe kush e keqja.Dhe duke iu shmangur të keqes dhe ç’do gjëje që rëndon shpirtin,studiojnë me seriozitet të mirat dhe të dobishmet për shpirtin dhe veprojnë me mirënjohje ndaj Perëndisë.
Vetëm këta duhet të quhen vërtet njerë të llogjikshëm.
Njeriu i llogjikshëm ka vetëm një përkujdesje,t’i bindet dhe t’i pëlqej Perëndisë, Zotit të të gjithave.Vetëm për këtë të përpiqet, që shpirti i tij të jetë i pëlqyer nga Perëndia duke e falenderuar Atë për gjithshka.Sepse mirënjohja jonë dhe besimi te Perëndia,është shpëtimi dhe përsosmëria e shpirtit.
Fragment nga Libri i etërve të Shenjtë (Gjerondiko)
Përkthyer nga M. Vasili