Kush thotë të vërtetën!
Kush do të mësoj diçka pranon me qejf të korrigjohet,kush nuk mund të duroj asnjë qortim është i marrë.Njeriu i mirë gjen miratimin te Perëndia,por njeriun që thurr intriga Perëndia e dënon.Kush nuk i përfill fare udhëzimet e Perëndisë nuk ka qëndresë,por të gjithë ata që e dëgjijnë Perëndinë qëndrojnë të patundur si pemë me rrënjë të forta.Gruaja e zonja i sjell burrit të saj nam të mirë, por gruaja shkatarraqe e vret si sëmundja që të bren ngadalë.Kush e dëgjon Perëndinë mendon gjithnjë për të drejtën,kush e përbuz Perëndinë nuk bën plane të tjera veç për mashtrim.
Ajo që thotë keqbërësi është një pritë vdekjeprurëse,por fjalët e njeriut të ndershëm i shpëtojnë të tjerët nga rreziku i vdekjes.Kush e përbuz Perëndinë do të rrëzohet dhe do të zhduket përgjithmonë,kush e dëgjon,familja e tij do të qëndroj.Njerëzit lavdërojnë atë që është me mend,atë që është pa mend e përqeshin.