Lavdërimi i gruas së aftë
10Një grua e aftë është xhevahiri më i çmuar që mund të gjej njeriu.
11Burri i saj mund të mbështetet tek ajo,ajo e ruan dhe e shumëzon pasurinë e tij.
12Gjatë gjithë jetës së tj ajo e gëzon dhe nuk e zhgënjen kurrë.
14Ajo bën që të vij ushqim gjithandej si një anije tregtare nga vende të largëta.
15Ajo ngrihet pa zbardhur mirë drita,përgatit të ngrënat dhe u tregon shërbëtorëve punët e tyre.
17Ajo i fillon me vrull detyrat e saj dhe nuk i trembet asnjë mundimi.
18Ajo vë re se mundimet e saj kanë fitim prandaj punon gjer natën vonë nën dritën e kandilit.
19Sa herë që është e lirë merr boshtin në dorë.
20Të varfërve dhe atyre që janë në mjerim u jep me bollëk dhe me qejf.
21As bora e as ngrica nuk e shqetësojnë sepse mban gati veshje të ngrohtë për të gjithë pjesëtarët e shtëpisë.
26Ajo që thotë është e drejtë,me fjalë të ëmbla ajo jep udhëzime dhe këshilla.
27Ajo vëzhgon gjithshka që ndodh në shtëpi,limontinë nuk e njeh.
28Fëmijët janë krenar për të dhe burri i saj e lavdëron.
29″Ka shumë gra të afta,-thotë ai,por ti je më e mira”.
Marrë nga libri “Fjalët e urta” Dhjata e Vjetër