Lufta kundër pasioneve
Nuk më frikëson fakti që dikush ka shumë pasione,por me tremb kur nuk fillon të shqetësohet për këtë dhe nuk fillon përpjekjet,të ketë kujdes dhe të korrigjohet.
Nga momenti që dikush njeh veten dhe gjen pasionet se ku ndodhen,c’do gjë ka marrë fund.Mësohet njeriu me këtë mënyrë jetese dhe ky zakon bëhet natyra e tij e dytë dhe është shumë e vështirë të ndryshoj. Mund të jetoj deri sa të plaket dikush pranë një njeriu të shenjtë dhe të mos korrigjohet.
Sa më shumë të jetë e mundur,mendja jonë të ndodhet pranë Perëndisë dhe të mendoj gjithmon të mirën.
Eshtë njësoj sikur mbjellim një grusht grurë,do marrim p.sh 10kg.Kështu edhe kur mbjellim gjemba,ata do korrim,përsëri gjemba!
Kur dikush bën mirësi,këto “lindin” mirësi të tjera por kur dikush bën mëkate,ato “lindin” shumë mëkate të tjerë.
Pësimet,dhimbja,turpi, e shkatërrojnë ferrin,sic thotë ava (at) Isaku”e hanë ferrin”.
Shën Isaak Siriani
Përkthyer nga N. Ikonomi