Mbretëria e Perëndisë
Ja pra kjo mbretëri e Perëndisë gjëndet brenda nesh dhe na ngroh, na ndriçon dhe e mbush me çdo lloj arome të mirë ajrin që na rrethon. Gjithashtu i ngazëllen shqisat tona me ngazëllimin Hyjnor dhe zemrën na e mbush me gëzim. Për gjendjen në të cilën gjendemi apostulli na thotë: “Sepse mbretëria e Perëndisë nuk janë të ngrënët dhe të pirët por drejtësia,paqja dhe gëzimi në Shpirtin e Shenjtë”. Besimi ynë qëndron ”jo në fjalë mbushamëndëse nga dituria njerëzore por në dëftim të Frymës dhe të fuqisë”.
Pikërisht në këtë gjendje ndodhemi tani edhe ne. Krishti tha për këtë që: “Në të vërtetë po ju them se midis jush këtu ka disa që nuk do ta shijojnë vdekjen para se të shohin të vijë me fuqi Mbretëria e Perëndisë”.
Ja pra, i dashuri im, shiko se çfarë gëzimi të madh na bëri Zoti të denjë që të ndjejmë. Ja se çfarë do të thotë të gjendemi në plotësinë e Shpirtit të Shenjtë. Shën Makari i Egjiptit shkruan se: “Gjendesha në thellësinë e Shpirtit të Shenjtë”. Me këtë mbushull të Shpirtit të Shenjtë Zoti na përmbush edhe në mëkatarët. Mendoj se nuk ka më arsye të pyesësh më shumë se si ndodhen njerëzit kur janë në Hirin e Shpirtit të Shenjtë. Vallë a do ta kujtosh Hirin e Perëndisë që na u shfaq edhe neve sot?
– Nuk e di at, në qoftë se do të më bëjë të denjë Zoti që ta kujtoj kaq të gjallë e të pastër, siç po e ndjej tani.
– Mendoj se Zoti do të të ndihmojë që të ruash gjithshka në kujtesë nga kjo shfaqje e Shpirtit të Shenjtë. Përndryshe nuk do të ishte përgjigjur Mirësia e Tij kaq rrufeshëm lutjes së përulur të Serafimit të varfër. Kjo dije, për më tepër, nuk t’u dha ty vetëm për veten tënde por edhe për gjithë botën, që edhe ti të forcohesh në rrugën e Perëndisë, por edhe të tjerët të kenë dobi nga ty.Përsa i përket faktit që unë jam murg kurse ti laik mos mendo fare. Perëndia kërkon të kemi një besim të drejtë në të dhe në Birin e Tij të vetëmlindur. Atëherë afron nga qielli Hirin e Shpirtit të Shenjtë. Zoti kërkon një zemër të mbushur me dashuri për Perëndinë dhe të afërmin. Zemra është vendi në të cilin Ai prehet dhe shfaqet me plotësinë e lavdisë së Tij qiellore.
“Bir më jep zemrën tënde” – na thotë Zoti dhe Ai përpiqet të na jape çdo gjë. Zoti na kërkon zemrën me qëllim që të vendosi fronin e Mbretërisë së Tij. “Zoti është pranë gjithë atyre që e kërkojnë, pranë gjithë atyre që e kërkonë me të vërtetë”.
Zoti e dëgjon njëlloj edhe murgun edhe laikun boll që të dy të jënë orthodhoksë, ta duan Perëndinë nga thellësitë e shpirtit të tyre dhe të kenë besim në Atë qoftë sa një kokërr sinapi. Në qoftë se ndodh kjo gjë për të dy do të jenë aq të fortë sa të lëvizin malet. ”Një person i vetëm të ndjekë një mijë e dyqindë veta dhe dy persona të bënin të iknin dhjetë mijë veta.
Vetë Zoti thotë që: “gjithçka është e mundur për atë që beson” kurse apostull Pavli thotë: “Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon” (Fil 4/13). Zoti u thotë atyre që besojnë në të: “Kush beson tek mua do të bëjë edhe ai veprat që bëj unë”. “Deri tani ju s’kini kërkuar asgjë në emrin tim kërkoni dhe do të mermi, që gëzimi tuaj të jetë i plotë”.
Gjithë ato që i kërkon Zotit do t’i marrësh, mjafton vetëm që ajo që do të kërkosh te jetë për lavdi të Perëndisë ose për dobinë e të afërmit, sepse ndihmën ndaj tjetrit e konsideron si vepër për lavdinë e Tij. Prandaj thotë që në qoftë se: “Sa herë ia keni bërë ndonjërit prej vëllezërve të mi të vegjël këtë ma keni bërë edhe mua”. Mos nguro në qoftë se Zoti do të përmbushë kërkesat e tua, mjafton siç thamë që të bëhen për lavdi të Perëndisë dhe për dobinë e të afërmit.
– Por edhe në qoftë se kërkon diçka për nevojën tënde personale ose për dobinë tënde Zoti do ta dërgojë shumë shpejt, mjafton që të jetë e nevojshme sepse Zoti do ata që e duan dhe është i mirë për të gjithë “Ai kënaq dëshiren e atyre që kanë frikë prej Tij dhe e dëgjon lutjen e i shpëton.
Fragment nga libri SHEN SERAFlMI I SAROV
Botuar nga «KOSHERJA ORTODOKSE»
Mbretëria e Perëndisë