/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Mënyra e Kishës është dashuria !

Mënyra e Kishës është dashuria !

Mënyra e Kishës është dashuria !

 

I thashë dikujt njëherë:”Ç’farë je ti? Luftëtar i Krishtit apo luftëtar i ngasjes?
Sepse ka edhe luftëtarë të ngasjes”.
I krishteri nuk duhet të jetë fanatik,por duhet të këtë dashuri për të gjithë njerëzit.Kush hedh fjalë të pamatura,akoma dhe të sakta qofshin ato,bën keq.
Njoha një shkrimtar i cili ishte shumë i respektueshëm por i fliste njerëzve haptazi dhe i trondiste thellë.
Njëherë më thotë:
“Në një mbledhje I thashë këto dhe këto një gruaje”. Por me mënyrën që ia tha,e kishtë vrarë shumë.E kishte ofenduar përpara të gjithëve.
E këshillova kështu:”Ti hedh te të tjerët kurora floriri me gurë diamanti por kështu si jua hedh,i godet kokën,të fortëve dhe të dobtëve”.
Të mos i godasim njerëzit me gurë.
Ai që kontrollon përpara të tjerëve atë që mëkatoi,ose që flet me antipati për dikë,ai nuk ecën sipas Frymës së Perëndisë.Drejtohet nga frymë tjetër.
Mënyra e Kishës është dashuria e cila ndryshon nga mënyra e ligjit.Kisha i sheh të gjitha në mënyrë largpamëse dhe përqëndrohet te ndihma që do i japi secilit,ç’farëdo të ketë bërë,sado mëkatar qoftë.
Shoh te disa besimtarë një lloj llogjike të çuditshme! Dëshira për të ndihmuar dhe për të bërë mirë është e respektueshme por duhet kujdes dhe takt që kjo dëshirë të mos shoqërohet me kokëfortësi.
Baza është gjëndja shpirtërore,që të ketë dallim-kujdes shpirtëror,sepse ndryshe kufizohet vetëm te shkronjat e ligjit.
Ai që ka përulësi nuk bën asnjëherë mësuesin.Dëgjon dhe flet thjeshtë vetëm nëse i kërkohet.Asnjeherë nuk fillon me fjalët “unë mendoj” por “mendimi im është”,ose “Etërit e Shenjtë thonë”. Flet si nxënës.
Ai që mendon se është i denjë të korrigjoj të tjerët është shumë egoist.

 

Përkthyer nga M. Vasili

Mënyra e Kishës është dashuria !