/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Mërzitjet në jetë

Mërzitjet në jetë

Mërzitjet në jetë

 

Të gjithë ndeshim dhe kalojmë mërzitje në jetë dhe të gjithë kërkojmë tu shmangemi dhe kur përballemi kërkojmë me këmbëngulje dhe me padurim të çlirohemi prej tyre.Perëndia na fton ti dalim ballë jetës me vështirësitë e ashpra por njerëzore.Kur përballemi me veshtirësi ose me ngasje Perëndia na lejon të kujtojmë se këto vështirësi erdhën per të na bërë më të fortë dhe se Ai kontrollon gjithshka që na ndodh.Duke e ditur këtë, fjala e Perëndisë na ndihmon të bëjmë një hap përpara duke na mësuar të mos lejojmë të na ngrysin dhe të na mërzisin duke prurë trishtim në jetën tonë.
Por si është e mundur të dal fitimtar kur më dhemb shpirti nga gjithë vështirësitë dhe ndodhitë e pakuptueshme të jetës?Apostull Jakovi e nis letrën e tij me armën tonë në betejën e fitores ndaj vështirësive të jetës.Beteja në të cilën thirremi të luftojmë fillon nga mendja jonë.Nëse në botën e mendimeve tona zotëron besimi dhe e vërteta,atëherë pjesa më e madhe e betejës është e fituar,edhe pse rrethanat tregojnë ndryshe.Kur jemi duke kaluar vështirësi,mënyra se si ne e shohim betejën përcakton dhe forcën me të cilën do të luftojmë.Mund të mendojmë dhe ndjejmë se Perëndia na ka braktisur, na ka harruar por të jemi të bindur se “Perëndia është i mirë,Perëndia ka kontrrollin e plotë të jetës sonë,Perëndia premton fitore.Prandaj mundememi të shpresojmë dhe të presim me durim dhe besim ndërhyrjen e Tij në trishtimin tonë.

 

Përkthyer nga A.Marini

 

Mërzitjet në jetë