/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Mesazhe shpirtërore

Mesazhe shpirtërore

 

Mesazhe shpirtërore

 

Shën Andoni i madh na këshillon:”Të gëzoni.Mos mbani mërzitje dhe dëshpërim në shpirt sepse të gjitha këto nuk janë gjë tjetër vecse hapësira nëpërmjet të cilave do kaloj djalli dhe do hyj në shpirtin tonë”.Kur djalli ndesh gëzim e ka të pamundur ta pushtoj këtë shpirt,por kur shikon se ka mërzitje,i afrohet dhe bën me atë cfarë do”.
Prandaj Zoti na jep  gëzim të gjithëve sa shpresojmë në të.
Nuk ekzistojnë problemet,vetë ne i krijojmë ato.Problemi kryesor është vetja jonë.Jeta jonë duhet të jetë një sakrificë,sic ishte dhe jeta e Zotit tonë Jesu Krisht.Si jeta e Shën Joan Pagëzorit,si jeta e asketëve.
Për secilin nga ne Perëndia ka një program,një dëshirë  përkatëse .Të gjithë të shpëtojmë ,të gjithë të shenjtërohemi.Por për secilin vullneti-dëshira e Perëndisë është e vecantë dhe këtë e di vetëm Ai.Kur i kapërcen  vështirësitë e jetës me qetësi,pa u ndikuar negativisht nga ato,atëherë pengesat bëhen shkak për të përparuar  më shpejt dhe pa u penguar.

 

At Simeon Kragiopulos Manastiri “Lindja e Hyjlindëses “

Përkthyer nga A. Avrami

 

Mesazhe shpirtërore