Nëse Zoti nuk e ngre shtëpinë,kot mundohen ndërtuesit. Nëse Zoti nuk e ruan qytetin,kot qëndron zgjuar roja . Të përpiqesh dhe të rrish zgjuar për të mirën,por pa u mbështetur te vetja.Të lutesh pa ndërprerje dhe me këmbëngulje te Perëndia dhe të kërkosh ndihmën e Tij.Gjithë punët tona nuk varen nga ne aq sa varen nga mëshira e Perëndisë.Dhe sado që ne t’i qujmë të rëndësishme,nuk kanë asnjë vlerë nëse nuk i vlerëson bekimi dhe miratimi i Perëndisë. “Ç’do gjë e mirë dhe ç’do dhuratë e përsosur vjen që lartë,nga Krijuesi i trupave qiellorë”. Për të qënë i përulur,kuptoje dobësinë tënde.Të gjitha janë të Perëndisë.Të gjitha u bënë nga Perëndia.Gjithë mundimet e tua,pa ndihmën e Hirit të Perëndisë janë një rrjetë merimange.Ashtu edhe ti,në krahësim me madhështinë e Perëndisë,një merimangë e vogël.Një qenie e parëndësishme.Dhe kur nuk ke as përulësi,je akoma më pa rëndësi,zero.
Mos harro:nga përparimi në përulësi varet ngritja jote në ç’do virtyt dhe suksesi i ç’do pune të mirë.
Shën Dhimitri i Rostofit. Përkthyer nga N. Ikonomi