/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Mësime shpirtërore!

Mësime shpirtërore!

Mësime shpirtërore!

 

 

Lexo Ungjillin e Shenjtë, kupto frymën e tij dhe bëje parimin e jetës sate.

Shën Nikoni i Optinës

Studio Shkrimin e Shenjtë dhe do të gjesh porositë, zbatoji ato dhe do të çlirohesh prej pasioneve.

Shën Talas Libiani

Nëse beson vetëm ato që pëlqen në Shkrimin e Shenjtë, dhe mohon ato që nuk të pëlqejnë, ti nuk i beson Shkrimit të Shenjtë, por vetes.

Shën Agustini

Çfarë dëmi dhe mjerimi i sjellin vetes të gjithë ata që neglizhojnë leximin e Shkrimit të Shenjtë. Shkaku i gjithë të këqijave është mosnjohja e Shkrimit të Shenjtë. Ne shkojmë në luftë pa armë dhe si mund të dalim fitimatarë!?

Shën Joan Gojarti

Kuptoji fjalët e Shkrimit të Shenjtë duke i vënë në praktikë, dhe mos e mbush veten me mendjemadhësi duke shtjelluar idera teorike.

Shën Mark Asketi

Shkrimi i shenjtë, si një i tërë, është si një qenie njerëzore. Dhiata e Vjetër është trupi dhe Dhiata e Re është shpirti, kuptimi që përmban, është fryma. Nga një tjetër këndvështrim mund të themi se i tërë Shkrimi i Shenjtë, Dhiata e Vjetër dhe e Re, ka dy aspekte: Përmbajtja historike e cila i korrespondon trupit, dhe kuptimi i thellë, qëllimi në të cilin mendja duhet të synojë, që i korrespondon shpirtit.

Nëse mendojmë për qeniet njerëzore, shohim se vetitë e tyre të dukshme janë të vdekshme, por cilësitë e tyre të padukshme janë të pavdekshme. Kështu edhe me Shkrimin e Shenjtë. Ai përbëhet prej dokumentit, tekstit të dukshëm, i cili është i përkohshëm. Por ka shpirtin të fshehur në dokument, dhe ai nuk vdes kurrë, dhe ky duhet të jetë qëllimi i soditjes/meditimit tonë.

Mendo përsëri për qeniet njerëzore. Nëse ata duan të jenë të përkryer, ata zotërojnë pasionet dhe sakrifikojnë trupin. Kështu edhe me Shkrimin e Shenjtë. Nëse dëgjohet në mënyrë shpirtërore, teksti gdhendet në zemër.

Shën Pavli thotë: “Prandaj nuk ligështohemi; po ndonëse njeriu ynë i jashtëm prishet, i brendshmi përtërihet dita-ditës”. 2 Kor. 4:16

Ne mund të themi se edhe për Shkrimin e Shenjtë. Sa më larg të parit thjesht si dokument shkojmë, aq më shumë rëndësi fiton shpirti. Sa më larg shkojnë hijet e kuptimit literal, aq më shumë rritet shkëlqimi i së vërtetës së besimit. Pikërisht për këtë u shkrua Shkrimi i Shenjtë.

Shën Maksim Konfesori

 

Mësime shpirtërore!