/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Mësime shpirtërore

Mësime shpirtërore

Mësime shpirtërore

 

 

Nëna e gjithë të mirave dhe veçoria e nxënësve të Krishtit dhe forca që përmban gjithë jetën tonë është mbi të gjitha “dashuria”.Shën Joan Gojëarti

 

“Dhe mendja jonë që shikon me shumë hollësi dhe menjëherë mëkatin e huaj,është e ngadaltë për të kuptuar difektet e saj”.Shën Vasili i Madh

 

“Askush nuk mund t’i njohi dobësitë e tij nëse nuk bie në ngasje trupore.Atëherë lutet,ulet dhe përulet”.Shën Isaak Siriani

 

“Gëzimi i Perëndisë nuk lind në ç’do shpirt,por te ai që qau shumë për mëkatin e tij “.Shën Vasili i Madh

 

“Paturpësia është karakteristikë e veçantë e njeriut të keq dhe të kotë dhe turpi i njeriut të lartë”. Shën Foti i Madh

 

“Ç’do mëkat është i tmerrshëm por asgjë nuk më i madh se mëria dhe ligësia”.Efsevio

 

“Njeriu i drejtë së pari akuzon veten”.

“Lijini gjithë problemet tuaja në dorë të Perëndisë.Mos bëni asgjë që ka synim lavdinë e njerëzve por vetëm atë që është e pëlqyer nga Perëndia”.Shën Joan Gojëarti

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Mësime shpirtërore