Mësime Shpirtërore
Ne nuk e kuptojmë dinakërinë e djallit, i cili na jep gjëra të vogla dhe na heq gjërat e mëdha.
Na ofron baltë dhe rrëmben qiellin.
Na josh në hije dhe na mban larg dritës.
Na tërheq në mashtrim dhe na privon nga e vërteta.
Ai na mashtron me ëndrra – sepse ëndrrat janë pasuria e kësaj bote – dhe na bën, kur të vijë koha e vdekjes, më të varfër se të varfërit.
Sepse atëherë njeriu nuk merr me vete asgjë tjetër përveç virtytit dhe veprave të tij të mira.
Shën Joan Gojarti
Përkthyer nga N.Ikonomi