/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Mësime shpirtërore

Mësime shpirtërore

Mësime shpirtërore

 

“Ai, Zoti Jezu Krisht, është Kreu i Kishës, ne jemi trupi. A është e mundur të ketë ​​boshllëk ndërmjet kokës dhe trupit? Sigurisht që jo.

Ai është guri i themelit, ne ndërtesa që është themeluar mbi Të. Ai është trungu i vreshtit dhe ne vreshti.. Ai është Dhëndri, ne Nusja e tij Kisha.

Ai është bariu ynë, ne delet e tij. Ai është mënyra e jetesës, ne ecim në të. Ne jemi tempulli shpirtëror Ai vjen dhe banon tek ne.

Ai është i parëlinduri, ne jemi vëllezërit e tij. Ai është trashëgimtari i Mbretërisë Qiellore si Biri i Perëndisë ne bashkëtrashëgimtarët e Tij.

Ai është jeta që të çon në shpëtimin dhe lumturinë e përjetshme, ne pjesëtarët e kësaj jete të Shenjtë.

Ai është ringjallja e botës dhe e njerëzve nga vdekja e mëkatit, ne ata që jemi ringjallur.

Ai është drita shpirtërore e botës, ne ata që ndriçohemi nga drita. Të gjitha këto zbulojnë bashkimin e Zotit Jesu Krishti me ne besimtarët e Tij”

 

Shën Joan Gojarti
Përkthyer nga N.Ikonomi

 

Mësime shpirtërore